Meta pyetet në prokurori për Doshin

Pas dëshmisë, Meta deklaroi për mediat se ai është i hapur për të bashkëpunuar me drejtësinë. Por në fjalën e tij dhe përgjigjjet ndaj pyetjeve të gazetarëve u mor më shumë me ish –kryeministrin Berisha, sesa me Doshin, duke i politizuar akuat për vrasje. Meta tha se tashmë po e akuzon Berisha dhe jo Doshi, pasi deputetin e Shkodrës e cilësoi më shumë si anti -provë sesa provë. Po kështu, pas betejës së djeshme të opozitës në kuvend, kundër tij, Meta iu kundërpergjigj kërkesës së kreut të PD -së për të dhënë dorëheqjen që të vihet në dispozicion të drejtësisë, duke i përmendur për herë të parë akuzat që janë ngritur ndaj tij për korrupsion, për rrugën Durrës – Kukës dhe procedurën që ndoqi për t’i shpëtuar drejtësisë. “Erdha të premten, pasi të enjen e kam shpallur ditën e Doktorit (Berishës), në mënyrë që të bashkëpunoj me prokurorinë për hetimin e plotë të kësaj cështje duke iu nëshkruar ligjit. Nëse prokuroria do të cmojë të arsyeshme jam gati të bëj ballafaqim në prokurori me dy akuzuesit e mi, zotin Berisha e zotin Doshi dhe cilin do tjetër që pretendon se ka prova për implikimin tim në këtë çështje”, u shpreh Meta.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.