Meta takon Tsipras: Plagët nuk dominojnë marrëdhëniet tona
Kreu i Kuvendit Ilir Meta u takua me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras. Mësohet se gjatë takimit është folur për çështje, të cilat Meta thotë se në historinë e raporteve tona ka disa plagë.
Meta: Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona.
Ato dominohen nga interesat e përbashkët, dhe dihet që një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon.
Por unë besoj që ne me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë evropiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara.