Politika

Vasili:Demokratët e vërtetë e braktisën protestën

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një prononcim për mediat tha se demokratët e vërtetë e braktisën protestën e sotme të Partisë Demokratike, ndërsa pjesë e tij u bënë vetëm punonjësit e ujësjellësit dhe Bashkive Tiranë e Kamëz, të detyruar të marrin pjesë.
PETRIT-VASILI-1“Demokratët bojkotuan masivisht mashtrimin dhe manipulimin, duke i bërë thirrje ndërgjegjes së shëndoshë qytetare dhe duke i qëndruar larg protestës. Ne mirëkuptojmë pjesëmarrjen e punonjësve të ujësjellësit dhe të bashkive Tiranë e Kamëz, të cilët ishin të detyruar të merrnin pjesë, për shkak të imponimit që iu është bërë”, tha Vasili, njëkohësisht nënkryetar i LSI-së.
Vasili në prononcimin e tij përmendi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili, ‘nuk foli në protestën e sotme të opozitës’, por tha Vasili, kryetari i Kuvendit do t’ia japë fjalën në parlament, sa herë që do të flasë për politikë.
“Për sa i përket doktorit, Meta e priti në Kuvend, edhe në zyrën e tij. Në miting Berishës nuk iu dha mundësia të fliste, dhe me sa duket nuk do t’i jepet me . E vetmja mundësi është që Berisha të flasë për politikë në Kuvend, kur t’ia japë fjalën Meta”, tha Vasili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button