☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.97 ▲0.75%
ARI 4,242 ▼7.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,334 ▼ -0.71% ETH $2,044 ▼ -2% XRP $1.3694 ▼ -1.89% SOL $85.7600 ▼ -1.76%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.97 ▲0.75 % ARI 4,242 ▼7.29 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta:Reforma në drejtësi, kyçe në rritjen e besimit të investimeve të huaja

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të enjten një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan(AJC) kryesuar nga Shefi Ekzekutiv, David Harris, me të cilin bisedoi rreth forcimit të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialeve të Shqipërisë në botë.

Kryeparlamentari Meta shprehu mirënjohjen për interesin që AJC tregon ndaj Shqipërisë duke e përfshirë vendin tonë në axhendën e aktivitetit global të Komitetit Hebraik Amerikan dhe vuri në dukje se shqiptarët janë krenarë për kontributin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë që gjetën strehë pranë familjeve shqiptare.
Në këtë drejtim, kreu i Kuvendit theksoi se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e shkëlqyera që shqiptarët gëzojnë me komunitetin hebre në botë, si dhe partneritetin e ngushtë me SHBA-në, kontributi i AJC-së në promovimin e vlerave dhe potencialeve kulturore, turistike dhe ekonomike të Shqipërisë është i mirëpritur.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti një delegacion të Komitetit Hebraik Amerikan kryesuar prej Shefit Ekzekutiv, z. David Harris (1)Shefi Ekzekutiv i AJC, David Harris nënvizoi se Komuniteti Hebraik Amerikan, si organizatë përfaqësuese e një kombi me kujtesë të qartë historike, ndjehet thellësisht mirënjohës për atë që shqiptarët dhanë ndaj hebrenjve në të kaluarën. Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit globale dhe sfidat e terrorizmit dhe sigurisë me të cilat përballet njerëzimi sot, Harris vuri në dukje se miqësia që Shqipëria ka me Izraelin, partneriteti që gëzon me SHBA-në dhe vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që reflekton shoqëria shqiptare, përfaqësojnë një shembull suksesi për vendet e tjera në betejën për mbrojtjen e vlerave demokratike e shoqërore që na bashkojnë.
Në përfundim, duke iu përgjigjur interesit të përfaqësuesve të AJC-së mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Meta theksoi se kryefjala e angazhimit politik sot mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë si një element kyç në forcimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e besimit në potencialet investuese të Shqipërisë në botë.
Në këtë kuadër, Meta shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin me rrjetin global të AJC në interes të inkurajimit të investimeve të huaja në vendin tonë, dhe përmes Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.