🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,478 ▼0.31%
DOW 51,725 ▲0.31%
NASDAQ 26,246 ▼1.03%
NAFTA 73.39 ▼3.24%
ARI 4,217 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $65,022 ▲ +1.28% ETH $1,754 ▲ +1.44% XRP $1.1451 ▼ -0.33% SOL $73.6100 ▼ -0.45%
S&P 500 7,478 ▼0.31 % DOW 51,725 ▲0.31 % NASDAQ 26,246 ▼1.03 % NAFTA 73.39 ▼3.24 % ARI 4,217 ▼0.68 % S&P 500 7,478 ▼0.31 % DOW 51,725 ▲0.31 % NASDAQ 26,246 ▼1.03 % NAFTA 73.39 ▼3.24 % ARI 4,217 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

MF: Kuvendi shqyrtoi Strategjinë fiskale 2027-2031, e cila siguron financa publike të qëndrueshme dhe stabile

Sigurimi i financave publike të qëndrueshme dhe stabile në periudhën afatmesme dhe afatgjate, zbatimi i konsolidimit fiskal gradual dhe të përgjegjshëm përmes uljes së deficitit buxhetor, ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në rrethana të paqëndrueshmërisë së energjisë dhe çmimeve, si dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe rritja e rezistencës ekonomike ndaj krizave të ardhshme janë qëllimet kryesore të politikës fiskale të përcaktuara në Strategjinë fiskale për periudhën 2027-2031, e cila është hartuar nga Ministria e Financave dhe është miratuar nga Qeveria, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“Në përputhje me Strategjinë fiskale të miratuar për periudhën 2027 – 2031, politika fiskale do të orientohet gjithashtu edhe në krijimin e parakushteve për ciklin e ri të rritjes ekonomike nëpërmjet realizimit të vlerës së lartë të investimeve kapitale publike, konsolidimit gradual fiskal dhe përmirësimit të menaxhimit të financave publike. Përveç angazhimit për konsolidimin fiskal dhe kursimet buxhetore, ekonomia do të vazhdojë të mbështetet nga investimet në projekte infrastrukturore, riprojektimi i strukturës së financave publike përmes ruajtjes së nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale dhe përforcimit të transparencës dhe llogaridhënies. Njëkohësisht, është planifikuar të zhvillohet politika fiskale e disiplinuar, që në thelb nënkupton uljen e shpenzimeve jothelbësore, me qëllim të shfrytëzimit më efikas dhe më të qëllimshëm të mjeteve publike.

Strategjia fiskale përmban udhëzimet dhe qëllimet afatmesme të politikës fiskale, e cila do të bazohet në përgjegjësinë dhe disiplinën fiskale përmes planifikimit dhe shfrytëzimit të mjeteve publike në kuadër të kornizës së mundësive fiskale reale dhe të qëndrueshme, qasjes graduale dhe parashikueshmërisë, duke zbatuar konsolidimin fiskal në faza, pa kufizime të papritshme që mund të shkaktojnë goditje ekonomike. Gjithashtu, parashikohet edhe barazia sociale për t’i mbrojtur kategoritë e shtresave në nevojë të popullsisë nga efektet negative të krizës dhe harmonizimet fiskale, si dhe transparenca dhe llogaridhënia me masa dhe mekanizma të përcaktuara qartë për monitorim dhe raportim.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në shpjegimin e tij të dokumentit në Kuvend, theksoi se në periudhën 2027 – 2031, politika tatimore do të bazohet në uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e arkëtimit të mjeteve në buxhetin e shtetit, përmes rritjes së digjitalizimit dhe krijimit të sistemit efikas tatimor në mënyrë që të gjithë t’i paguajnë detyrimet e tyre tatimore në mënyrë të drejtë”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.