Ekonomia

MF- Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten 18.889 milionë lekë

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2015 arritën në 18.889 milionë lekë, ose 14 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për gjithë vitin. Gjatë muajit shkurt të këtij viti u mblodhën si TVSH 8.993 milionë lekë.

tvsh-623x35022Sipas treguesve fiskale paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar rezultojnë rreth 600 mijë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button