Politika

Mhill Fufi thyen heshtjen: Nuk di gjë për skenarin e atentatit, Meta s’më ofroi mbrojtje

Deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi, ka reaguar pas akuzave të Tom Doshit, ku përveç eliminimit fizik të deputetit socialist, ishte programuar sipas tij për t’u vrarë edhe deputeti i qarkut Lezhë.

mhill-fufi1Në një njoftim për shtyp, Fufi thotë se nuk ka ditur asgjë mbi planin e mundshëm për ta ekzekutuar  dhe se nuk ka asnjë informacion prej 6 muajsh për këtë çështje.

“Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eliminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar, – deklaron Fufi. – Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike”.

Ai i quan shpifje të ulëta deklaratat e kreut të Kuvendit se në këtë skenar janë përfshirë edhe të afërm të ish-kryeministrit Berisha.

“Është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike. I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit. Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të pandikuar nga klanet e pushtetit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button