Maqedonia

MIA përkujton 24-vjetorin e krijimit

Agjencia maqedonase e lajmeve, MIA, (Makedonski Informativna Agencija) përkujtoi 24-vjetorin e krijimit, pas një vendimi të parlamentit të vendit të vogël ballkanik.

”Për arsye të informimit të plotë, me kohë dhe objektiv të qytetarëve, si dhe për informimim e opinionit ndërkombëtar për aktivitetet e organeve republikane dhe të subjekteve të tjera në Republikë themelohet ndërmarrja publike me emrin Agjencia Informative e Maqedonisë”, thuhet në dokumentin themelues të parlamentit, që mban datën 18 shkurt 1992.

Në maj të vitit 1999 në MIA u krijua Redaksia e Gjuhës Shqipe dhe që prej asaj kohe agjencia ka servis të rregullt në gjuhën shqipe.

Edhe pse për nga numri i të punësuarve MIA është ndërmjet agjencive më të vogla të lajmeve, numri i tyre është rreth 700 artikuj në ditë, që në nivel mujor arrin në mbi 20 mijë.

MIA transmeton lajme në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

Agjencitë e mëdha botërore e citojnë MIA-n si burim të rëndësishëm informacioni.

MIA është anëtare e Kongresit Botëror të Agjencive të Lajmeve (NAWC), ABNA-s, Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe Asociacionit të Detit të Zi të Agjencive Kombëtare të Lajmeve – BSANNA.

MIA po ashtu është pjesë e marrëveshjeve me agjenci të ndryshme si ATSH (Shqipëri), Agerpres (Rumani), BTA (Bullgari), TANJUG (Serbi), MINA (Mali i Zi), FENA (BH), STA (Slloveni), HINA (Kroaci), ANA-MPA (Greqi), Anadolu Agency (Turqi), APA (Austri), EFE (Spanjë), ITAR-TASS, Hsinhua, IRNA, KNA, BBC, DPA e tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button