roze
Michelle dhe Jordana shkëlqejnë në premierën e “Furious 7”
Ato janë dy aktore të cilat zakonisht vishen shumë thjesht, por në premierën e filmit “Fast And Furious 7” organizuar në Los Angeles, Michelle Rodriguez dhe Jordana Brewster kanë shkëlqyer me veshjet e tyre.
Michelle Rodriguez kishte nxjerrë në pah dekoltenë e saj me një fustan vishnje, ndërsa Jordana Brewster kishte zgjedhur një fustan me lule që gjithashtu ishte i hapur dhe tregonte gjoksin e saj.
“Furios 7” ka mbledhur personazhe të famshëm si Dwyane Johnson, Tyrese Gibson, Ludacris, Jason Statham, Kurt Russell dhe Djimon Hounsou.