Kronika

Migracioni/ Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara

Shqipëria vijon të jetë një vend origjine për migracionin, ndërsa Italia dhe Greqia mbeten destinacionet e preferuara.

Takim-Migraciaoni-Foto-Flori-Abazi-3Ky është një nga konkluzionet e raportit të publikuar të hënën nga Ministria e Punëve të Brendshme, “Migracioni për vitin 2013”.

Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea në çelje të aktivitetit, ku dhe u prezantua raporti, u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë politika të cilat ndihmojnë në një migracion të rregullt. “Siç është gjerësisht e njohur migracioni është i ligjshmë dhe i paligjshëm. Në rastin e vendit tonë, ku është liberalizuar lëvizja në vendet e BE-së, paligjshmëria lind në momentin që kalon koha prej 3 muajsh e sanksionuar nga marrëveshja me Bashkimin Europian, si dhe kur shtetasit që ndodhen jashtë kërkojnë azil”, vijoi Gjebrea. Sipas saj, politikat e migracionit janë të tilla që ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit me fqinjët, si dhe ndikojnë në uljen e numrit të azilkërkuesit, pasi Shqipëria është vend i sigurtë, që respekton të drejtat themelore të njeriut.

Në aktivitet ishin të pranishëm dhe Genta Sula, Zv/Ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Alma Jani Drejtuese e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, Manjola Xhiku, Përfaqësuese e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.Takim-Migraciaoni Foto Flori Abazi (2)

Zv/Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Genta Sula u shpreh se migracioni vjen si rrjedhojë e problemeve sociale-ekonomike, ndërsa Manjola Xhiku, përfaqësuese e departamentit të Kufirit dhe Migracionit prezantoi disa nga gjetjet e raportit.

Sipas saj, raporti është i ndarë në tre shtylla, A, B dhe C. “Në pikën A është përshkruar migracioni ndër vite. Në pikën B, kushtet sociale-ekonomike në të cilat është nxitur migracioni dhe në pikë C, modelet e reja të migracionit”, tha Xhiku.

“Sot në Shqipëria numërohen më pak se 3 milion banor, ndërsa mendohet se 25% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit, pra kanë migruar. 98% e shqiptarëve kanë destinacione kryesore Greqinë dhe Italinë, ndërsa nuk ngelen prapa, Gjermani, Belgjika, Holanda, Franca, Britania e Madhe dhe Luksenburgu, Suedia..etj”, tha Xhiku. “Pas vitit 2010-të, sipas raportit, tha Xhiku, janë vënë re dy modele të reja migracioni të paligjshëm, udhëtimi përmes lëvizjes së lirë dhe më pas shkeljes së rregullave, duke kërkuar azil, apo duke tejkaluar afatet. Rasti i dytë është kur persona të caktuar dalin në mënyrë të paligjshme jashtë kufirit, përmes rrugëve tokësore dhe më pas vijojnë në vendet e BE-së, duke qendruar në mënyrë të paligjshme”, vijoi Xhuli.

Ajo vijoi duke shtuar se “Shqipëria vitet e fundit është kthyer dhe një vend tranzit apo destinacioni dhe këtu ajo përmendi ndalimin në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme të shtetasve nga Siria, Egjipti, Eritrea, Afganistani, Tunizia, Maroku, Algjeria..etj, të cilët shfrytëzonin territorin tonë për të vijuar në vendet e Europës Qendrore, apo dhe qenderimin këtu. Por, shtoi Xhuli, migrimin e shtetasve të huaj nga jashtë-brenda territorit tonë dhe kryesisht këto shtetas janë nga Truqia (pjesa më e madhe) dhe Kosovar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button