Mijëra qytetarë kalojnë në Kapshticë për Pashkën Ortodokse
Dogana Shqiptare njoftoi se të gjitha pikat doganore në vend janë në gatishmëri të plotë për përballimin e fluksit të shtuar të lëvizjeve të qytetarëve në prag të festës së Pashkës Ortodokse.
Në pikën doganore të Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar rreth 11,800 shtetas dhe 4,200 automjete, duke reflektuar rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve drejt dhe nga vendi.
Dogana bëri të ditur se, në bashkëpunim me palën greke, është siguruar një menaxhim efikas i fluksit në kufi, me qëllim garantimin e një kalimi të shpejtë, të sigurt dhe pa vonesa për qytetarët.
Dogana Shqiptare theksoi se strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht për të ofruar shërbim cilësor dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë kësaj periudhe festive.
e.xh/j.p/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.