🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,362 ▼ -0.73% ETH $2,534 ▼ -1.49% XRP $1.3711 ▼ -0.82% SOL $102.0200 ▼ -0.25%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Milan, Pioli: Një finale me Newcastle, është udhëkryqi i parë i sezonit

Në Milano gjithçka është gati për ndeshjen brenda ose jashtë kundër Newcastle në Champions League. Dhe Stefano Pioli I ka idetë e qarta. “Për ne është një finale – shpjegoi trajneri i kuqezinjve për Milan TV – Është udhëkryqi i parë i vërtetë i sezonit, sepse qëndrimi në Evropë është objektivi ynë. Ne kemi mundësinë të fitojmë pa parë të tjerët. Motivimi, përqendrimi dhe vëmendja e ekipit do të jenë në maksimum. Liga e Kampionëve nxjerr në pah të gjitha karakteristikat e grupit dhe dëshirën për të bërë mirë në një fazë të tillë”.

Më pas disa konsiderata për kundërshtarin dhe temën taktike të ndeshjes. “Newcastle është një nga kundërshtarët që ndryshon më shumë përsa i përket qëndrimit, intensitetit, energjisë dhe cilësisë së paraqitjeve midis ndeshjeve në shtëpi dhe jashtë – shpjegoi Pioli -. Në shtëpi ata kanë humbur vetëm një herë kundër Borussia në Champions League dhe një herë vetëm në Premier League me Liverpool-in”.

“Presim një ambient të nxehtë, një kundërshtar intensiv, energjik dhe fizik – vazhdoi ai -. Duhet të jemi të përgatitur për ta përballur këtë kundërshtar me qëndrimin e duhur. Ndeshjet si kjo kërkojnë një paraqitje të nivelit të lartë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.