Milani fundoset në “San Siro”, mundet nga Udinese
Milani është në krizë serioze, duke rrezikuar tani një kualifikim në Ligën e Kampionëve që dukej i sigurt deri pak ditë më parë. Kuqezinjtë u goditën nga një humbje 3-0 përballë Udineses në San Siro në raundin e 32-të të Serie A.
Kjo ishte humbja e tretë për kuqezinjtë në katër ndeshjet e fundit, tani duke rrezikuar të kapen nga ata që i ndjekin në renditje.
Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të nga një autogol i Bartesaghit, ndërsa Ekkelenkamp 37’ dhe Atta 71’ kompletuan fitoren 3-0 të Udineses.
Me këtë sukses Udine ngjitet në 43 pikë, ndërsa Mlani mbetet në kuotën e 63 pikëve. Tani Como dhe Juventus mund ta ngushtojnë hendekun me kuqezinjtë, duke i përfshirë ata në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
The post Milani fundoset në “San Siro”, mundet nga Udinese appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.