Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.17 ▼1.42%
ARI 4,990 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,158 ▼ -0.12% ETH $2,329 ▲ +0.31% XRP $1.5238 ▲ +0.27% SOL $94.2600 ▼ -0.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.17 ▼1.42 % ARI 4,990 ▼0.36 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.17 ▼1.42 % ARI 4,990 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Bota

Milano, Putin-Poroshenko, ende diferencime serioze

putini-poroshPresidenti rus Vladimir Putin dhe lideri ukrainas Petro Poroshenko janë takuar me një grup liderësh të BE-së gjatë së premtes, por ka pasur shumë pak shenja progresi në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Lindje të Ukrainës dhe në zgjidhjen e ngërçit mbi furnizimin me gaz natyror.

Putin zhvilloi një bisedë prej më shumë se 2 orë e gjysmë me Kancelaren gjermane Angela Merkel, përgjatë natës. Kremlini bëri të ditur pas takimit se dy liderët kishin ende kundërshtime në lidhje me mënyrën e zgjidhjes së krizave, të cilat kanë rigjallëruar spektrin e rivaliteteve të vjetra të Luftës së Ftohtë.

“Dy liderët kanë vazhduar të shprehin diferencimet në pikëpamjet e tyre mbi burimin e konfliktit të brendshëm të Ukrainës, ashtu si dhe shkaqet rrënjësore për atë që po ndodh sot”, deklaruan zyrtarë të Kremlinit.

Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në fillim të vitit, si dhe për mbështetjen e separatistëve prorusë në Lindje të Ukrainës, të cilët luftuan ndaj forcave qeveritare të Kievit.

Liderët europianë, në Milano për një samit të përbashkët mes Bashkimit Europian dhe Azisë, nxitën Rusinë të bëjë më shumë për t’i dhënë fund shkeljes së vazhdueshme e vdekjeprurëse të armëpushimit, i cili u dakordësua mes Putinit dhe Poroshenkos muajin e kaluar në Minsk të Bjellorusisë.

“Sigurisht, është mbi të gjitha detyrë e Rusisë të qartësojë se plani i Minskut do të respektohet”, tha Merkel për reporterët gjatë së enjtes. “Për fat të keq, ka ende disa mangësi, por do të jetë e rëndësishme të gjendet mundësia për dialog në këtë çështje”.

Europa i frikësohet një vendimi të Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz ndaj Ukrainës, për shkak të faturave të papaguara, vendim që do të kërcënonte edhe furnizimin me gaz të pjesës tjetër të kontinentit gjatë këtij dimri, ndaj dhe po punon fuqishëm për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Rusia është furnizuesi më i madh i Europës, duke plotësuar rreth 1/3-tën e kërkesave të saj, ndërkohë që rreth gjysma e gazit të marrë nga Rusia për në BE kalon përmes Ukrainës.

Duke marrë kryesimin e diplomacisë në Milano, Merkel u takua mbrëmjen e së enjtes edhe me Poroshenkon. “Takimi shkoi më së miri dhe kemi parë një demonstrim të madh mbështetjeje për Ukrainën”, tha presidenti Poroshenko për reporterët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.