Ekonomia

Miliarderi Kinez Yan Jiehe: “Dua të blej disa kompani ndërtimi në Shqipëri”

Fillimisht Financial Times, më pas Bloomberg dhe një seri agjencish greke raportojnë se një nga njerëzit më të pasur në Kinë ka ndërmend që të investojë në Shqipëri dhe në Greqi.

YanJieheYan Jiehe është themeluesi i kompanisë më të madhe në sektorin privat në Kinë. “Kam ndërmend që të shkoj shumë shpejt në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Dua të investoj në infrastrukturë atje dhe do blej disa kompani ndërtimi,” tha ai.

“Ekonomia greke është duke prekur fundin dhe kjo është koha më e mirë për të hyrë atje. Nuk ka rëndësi për mua nëse Greqia rri ose del nga Eurozona,” tha ai.

Sa për krahasim, ai është njeriu i shtatë më pasur në Kinë dhe kompania e tij, China Pacific Construction Group është e 166-ta në listën e Fortune me 500 kompanitë më të mëdha në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button