MILLATOVIQ: AUSTRIA, ÇEKIA DHE SLLOVAKIA MBËSHTESIN QARTË RRUGËN EVROPIANE TË MALIT TË ZI
Foto: Jakov Miatović/X
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Austria, Çekia dhe Sllovakia, vende me përvojë të madhe në procesin e integrimit evropian, e mbështesin qartë të ardhmen evropiane të Malit të Zi.
Pas takimit me ministrat e Jashtëm të këtyre tri vendeve, Beate Majnl-Rajzinger, Petr Maçinka dhe Juraj Blanar, Millatoviq tha se diskutimet u përqendruan në fazën përfundimtare të rrugës së Malit të Zi drejt BE-së dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me partnerët evropianë.
Ai theksoi rëndësinë e dialogut politik, bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave, veçanërisht në këtë fazë të negociatave.
Millatoviq tha se zgjerimi i BE-së duhet të mbetet një proces i bazuar në rezultate, merita dhe besueshmëri, ndërsa Mali i Zi, sipas tij, do ta përmbushë pjesën e tij përmes reformave dhe forcimit të institucioneve, me synimin që deri në vitin 2028 të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.