🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,693 ▼ -1.34% ETH $2,219 ▼ -0.57% XRP $1.3312 ▼ -1.01% SOL $82.3400 ▼ -1.93%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Milloshoski, Ramës: Jeni një politikan i mesëm që shet patriotizëm tek shqiptarët e Maqedonisë

Ish-shefi i diplomacisë maqedonase dhe nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski përmes një statusi të tij në Facebook ka shprehur nervozizmin dhe urrejtjen e pakontrolluar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Kryeministri Edi Rama nuk mund të jetë lider me vizion për rajonin por vetëm një politikan i mesëm i cili shet populizëm patriotik për përdorim të brendshëm me të cilët i dëmton të gjitha përcaktimet evro-atlantike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe shqiptarët në Maqedoni me çka dëshiron të imponohet si ‘padron suprem’”.

Kështu shkruan ish ministri i jashtëm i Maqedonisë dhe nënkryetar i Parlamentit, Antonio Milloshoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Këto vlerësime Milloshoski i bëri pas deklaratës të kryeministrit shqiptar Edi Rama se Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO pa realizuar tërësisht Marrëveshjen e Ohrit, informon Zhurnal.

“Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të dëmshme dhe të palogjikshme. Është e palogjikshme të bëhesh trim dhe të kërcënosh shtetin fqinj me bllokadë, e cila është e bllokuar edhe nga një shtet tjetër. Siç është gabim që të përzihesh në punët e brendshme përmes keqpërdorimit për anëtarësim në NATO. Me këtë bllokadë të mundshme Rama nuk do të kënaq aleatët e Uashingtonit, dhe për këto merita Rama mund të merrte medalje nga Moska”, ka shkruar mes tjerash Milloshoski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.