Superliga- Partizani fiton edhe ndaj Vllaznisë
Partizani ka mposhtur 1-0 Vlllazninë mbrëmjen e sotme në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa”. Pas kësaj fitoreje Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin e Kategorisë Superiore, tani me 4 pikë larg kampionëve të Skëndërbeut.
Në ndeshjen më të dobët të sezonit, përballë një Vllaznie të ringjallur, të kuqtë e kryeqytetit kanë arritur të sigurojnë fitoren që i mban të distancuar me korçarët, falë golit të Fazlliut në minutat e fundit.
Pas një morie krosimesh të hedhura në zonën shkodrane, Fazlliu arriti të shpëtojë mbrojtjes, duke e shtyrë topin më kokë në rrjetë.
Me të njëjtin rezultat të ngushtë arritën fitoren edhe durresakët e Teutës, duke mposhtur në “Niko Dovana” Kukësin. Golin për të besuarit e Maganit e shënoi Dita në minutën e 37 të takimit. Tanimë durrasakët kanë parakaluar në renditje skudrën kuksiane.
Sa i përket skuadrës veriore ata kanë zbritur në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Tiranën, që fitoi në mesditën e së hënës në Ballsh me Bylisin, me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Elis Bakajt.
Takimi i tjetër i javës së 12 ishte ai i luajtur në Laç, mes vendasve dhe Flamurtarit. Edhe pse miqtë nga Vlora kaluan të parët në avantazh me Fustar, kurbinasit shënuan 2 herë me Nimanin dhe Valiajn.
Edhe pas javës së 12 kryesimin e mban Partizani, në kuotën e 32 pikë. 28 për Skënderbeun ne vendin e dytë dhe Teuta që ndjek me 23 pikë. Mbyllin klasifikimin Bylis dhe Vllaznia, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë.
Java e ardhshme rezervon surpriza me përballjen mes Tiranës e Skëndërbeut dhe Partizanin që udhëton drejt Kukësit.