Kosova

Mimoza në krye të AKR-së, ka mesazh për Pacollin

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar se do të kandidojë për kryetare të Aleancës Kosova e Re (AKR), pas njoftimit të presidentit aktual të kësaj partie, Behgjet Pacolli, për largim nga ky post.

mimoza-n-euml-krye-t-euml-akr-s-euml-ka-mesazh-p-euml-r-pacollin_hdKusari-Lila në një prononcim për “Zërin” ka treguar se kandidimi për të parën e AKR-së e ka diskutuar edhe me Pacollin.

“Po, unë kam paralajmëruar që do të kandidojë në zgjedhjet e partisë. Mendoj që kemi nevojë që programin dhe vizioni i Pacollit ta qojmë përpara”, ka thënë ajo.

Sipas, Kusarit-Lila, kjo mbetet një prej kandidimeve që mund të ketë edhe kundër kandidat që janë të interesuar të kontribuojnë për AKR-në.

“Ne presim një datë të përshtatshme, do të mbajmë në mbledhje të këshillit drejtues dhe do të hyjmë në proces”, ka deklaruar kryetarja e Gjakovës.

Ndërsa, për ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacollin, Kusari-Lila ka thënë se programi i tij mbetet valid edhe pas emërimit të kryetarit të ri. Madje ajo thotë se ky program të cilin e ka bërë Pacolli, i duhet shumë vendit.

“Ai është themelues dhe vizionari i AKR-së. Pra, gjithë programi i tij është sot është valide. Programi i z. Pacollit se Kosovës i duhet një parti që boshtin e programit e ka procesin zhvillimor, dhe natyrisht për forcimin e vendit. Konsideroj se është esenciale kontributi i Pacollit edhe më tutje, por nuk do të thotë se bëhet largimi i tij nga skena politike, por jo edhe në aktivitet ditore”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, presidenti aktual i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se do të tërhiqet nga partia. Ai ka thënë se ka njerëz të devotshëm që do të zgjedhin prijësin e mëtejshëm të partisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button