Horoskopi për datën 5 qershor 2015
Dashi
Do t’ju duhet të reflektoni mbi një përgjigje, edhe pse do t’ju duket e kotë dhe shumë e thjeshtë: është e nevojshme që t’i shihni gjërat në perspektivë.
Demi
Ka ardhur momenti që të luftoni vërtet për atë që doni, pa u kursyer e duke pranuar këshillat dhe kritikat që do t’ju bëhen. Mjaft me justifikimet, pasiguritë dhe përtacinë.
Binjakët
Do të keni shumë nevojë të lëvizni dhe të bëni diçka qoftë edhe gabim, në mënyrë që të arrini të kuptoni se çfarë doni në të vërtetë, qoftë edhe për të negociuar.
Gaforrja
Sot mos u ngarkoni me punë, sepse nuk do të mund t’ia dilni dot. Gjithsesi edhe po ia dolët, nuk do të ketë rezultat cilësor. Në mbrëmje mos e shmangni takimin me dikë që ju pëlqen shumë.
Luani
Hiqni nga mendja një ide të vjetër, duke menduar për një të re. Do të keni mjaftueshëm kohë për ta bërë këtë. Do të bënit mirë që idenë të mos ia tregoni askujt.
Virgjëresha
Mungesa e përgjigjes nga ana e një personi që e doni shumë do t’ju sjellë humor të keq. Mos e mundoni veten kaq shumë, sepse po i jepni peshë diçkaje që nuk ka peshë. Provat i keni marrë tashmë.
Peshorja
Nuk do të keni rrugë të mesme. Për të vendosur se çfarë do të bëni kini parasysh përfshirjen e personave të dashur, përveçse atë që ju doni vetë. Në mbrëmje do të bëni një telefonatë të gjatë.
Akrepi
Mbase pesimizmi i sotëm mund t’ju vijë në ndihmë; mospasja e shumë pritshmërie ndaj një çështjeje të caktuar do t’ju lejojë që të mos zhgënjeheni, në rast se gjërat do të shkonin keq.
Shigjetari
Po mendoni shumë: në këtë situatë ju duhet të vini në punë instinktin, si për të mos rënë në probleme që nuk ekzistojnë ashtu edhe për të shmangur humbjen e kohës pas diçkaje që nuk e meriton.
Bricjapi
Prej frikës po sajoni në mendje situata jo të vërteta, kur në fakt ato në të vërtetë janë më se të qarta. Pasdite kushtojani kohën një personi që e doni jashtëzakonisht shumë.
Ujori
Mos u tërhiqni mbrapsht, edhe pse një diskutim do të marrë përmasa të mëdha: në të vërtetë kjo është mënyra më e mirë për t’u sqaruar mbi të gjitha me veten.
Peshqit
Kini durim dhe mos vraponi shumë, sepse do të rrezikoni bukurinë e një momenti. Mos e mbani veten për të shprehur diçka që do t’ju bëjë të lumtur në mënyrë të papritur.