☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,416 ▲1.14%
DOW 45,581 ▲0.81%
NASDAQ 21,101 ▲1.47%
NAFTA 103.54 ▲0.64%
ARI 4,610 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,849 ▼ -1.69% ETH $2,061 ▼ -0.75% XRP $1.3202 ▼ -2.6% SOL $81.1200 ▼ -4.25%
S&P 500 6,416 ▲1.14 % DOW 45,581 ▲0.81 % NASDAQ 21,101 ▲1.47 % NAFTA 103.54 ▲0.64 % ARI 4,610 ▲1.14 % S&P 500 6,416 ▲1.14 % DOW 45,581 ▲0.81 % NASDAQ 21,101 ▲1.47 % NAFTA 103.54 ▲0.64 % ARI 4,610 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mineralet shqiptare drejt Spanjës

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Spanjës u rritën më shumë 4 herë për periudhën janar-tetor, krahasuar me një vit më parë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” llogariten 9.3 miliardë lekë në 10 mujorin e parë të këtij viti, nga 2 miliardë lekë që ishin në vitin e shkuar.

Në total janë eksportuar gjithsej 36.1 miliardë lekë minerale dhe lëndë djegëse gjatë 10 mujorit duke kontribuuar me 0.5 pikë përqindje në totalin e eksporteve.

Shqipëria teorikisht jeton mbi miliarda euro minerale të fshehura në thellësinë e tokës, por në shumë raste, mineralet janë tepër thellë, tepër të vështira për t’u nxjerrë në sipërfaqe apo janë shumë të varfra dhe të kushtueshme për t’u përpunuar.

Kromi, bakri, qymyri, nafta e minerale të tjera vlerësohet se gjenden në sasi të mëdha. Vlerësohet se në nëntokën shqiptare ka naftë me vlerë të përgjithshme prej mbi 6 miliardë dollarësh.Teorikisht, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit rezulton 10 milionë tonë. Por këto miliarda dollarë krom gjenden shumë thellë, në disa raste nën nivelin e detit. Kostoja e nxjerrjes së tij në sipërfaqe është tepër e lartë. Gjithsesi, kromi është metali më me leverdi ekonomike sot për sot pas naftës në Shqipëri.

Bulqiza, e cila shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, me një lartësi që shkon nga 330-1800 m mbi nivelin e deti, me një sipërfaqe 728 km² është një nga zonat më të lakmuara për ndërtimin e galerive e për të nxjerrë nga nëntoka, “thesarin” e kromit. Me interes shihen edhe Tropoja, Kukësi dhe Krasta të cilat mbartin tonelata të tëra kromi.

Dikur kemi zënë vendin e tretë në botë për prodhimin e kromit pas Afrikës së Jugut dhe Rusisë.

Para viteve 90’ detyra kryesore ka qenë nxjerrja e mineraleve metalore . Nga përllogaritjet e kryera mendohet se i janë nxjerrë nga nëntoka rreth 33.6 milionë tonë krom. Kjo i përket periudhës komuniste deri në vitet 90′.

Zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre, përbën një aktivitet të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Tradicionalisht, pas vitit 1944, industria nxjerrëse dhe e përpunimit të mineraleve si kromi, bakri, hekuri, qymyrguri, ka siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.