🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.28 ▲1.59%
ARI 4,988 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,704 ▲ +2.12% ETH $2,175 ▲ +3.74% XRP $1.4461 ▲ +2.77% SOL $92.0900 ▲ +4.62%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.28 ▲1.59 % ARI 4,988 ▼1.46 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.28 ▲1.59 % ARI 4,988 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Miniatri Dervishaj në Serbi, marrëveshje për Transportin Rrugor të Udhëtarëve dhe Mallrave

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marrë pjesë në punimet e “Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi”, që u zhvillua në kryeqytetit serb, Beograd.

Ministri Dervishaj pas samitit, ka dhënë  një intervistë për Agjensinë Shtetërore të Lajmeve  Tanjug, ku ka folur për për takimin.

Ministri Dervishaj bashkë me Ministren Serbe të Transportit Zorana Mihajlovic, ka firmosur si përfaqësues i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë,  Marrëveshjen për Transportin Ndërkombëtar  Rrugor të Udhëtarëve dhe Mallrave.

Shqipëria është anëtare bashkë themeluese e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ/BSEC).

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu, në këtë takim të rëndësishëm, ku sëbashku me homologen serbe Mihajlovic, firmosëm  “Marrëveshjen për Transportin Rrugor për Udhëtarët dhe Mallrat” mes vendeve tona.

Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për raportet bilaterale Shqipëri-Serbi, sidomos tani që dialogu politik në nivelin e lartë, është konstruktiv, ku ka patur vizita të Kryeministrave të dy vendeve, duke krijuar dhe dhomën e ekonomike mes 2 vendeve. Tani ka ardhur koha për ti materializuar këto raporte me hapa konkrete.

Në kuadër edhe të Procesit të Berlinit dhe Axhendës së Konektivitetit,  me rëndësi mbetet planifikimi strategjik i rrugëve dhe autostradave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për ti afruar më shumë vendet dhe ekonomitë dhe popujt tanë.

Prandaj besoj se është më shumë rëndësi, që ajo që planifikojmë dhe projektojmë sot, të jetë në shërbim të së nesërmes së përbashkët. Marrëveshjame Serbinë krijon lehtësira në transportin rrugor, si për udhëtarët dhe për operatorët ekonomik dhe bazohet në parimin e reciprocitetit. Ky është një zhvillim që do ta konsideroja pozitiv në marrëdhëniet mes 2 vendeve tona.

Në lidhje me shkëmbimet ekonomike, them se kemi potenciale ende të pashfrytëzuara mirë, si Porti i Durrësit apo dhe i Vlorës, që janë pika kyçe dhe mund të shërbejnë si një porta hyrëse dhe dalëse për rajonin e Ballkanit, me Europën Perëndimore dhe me lindjen”, tha Dervishaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.