Politika

Ministri Çuçi me vullnetarët e shtabit të emergjencave në Durrës: Pa ndihmën e tyre nuk do të kishim këtë situatë kontrolli

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët që po ndihmojnë për kapërcimin e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor. Që prej datës 4 dhjetor mbi 100 të rinj e të reja janë vendosur pranë shtabit të emergjencave në Durrës për të asistuar administratën dhe ekspertët e huaj në fluksin e madh të qytetarëve të prekur nga tërmeti që kërkonin ndihmë.

“Ndihemi krenarë për këta të rinj që nuk kanë kursyer aspak kohë nga koha e tyre që ditët e para të tërmetit. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për të përballuar situatën e rëndë. Besoj se pa ndihmën e tyre nuk do ishim në këtë situatë kontrolli të gjendjes”, tha ministri Çuçi.

Të rinjtë vullnetarë presin qytetarët në sportelet e Bashkisë, duke i ndihmuar me plotësimin e dokumentacionit për strehim, dorëzimin e akt-konstatimeve, dhënien e informacionit mbi bonusin e qirasë etj.

Të rinjtë mbulojnë edhe linjën telefonike të emergjencave për të tre qarqet e prekura nga tërmeti, si dhe ndihmojnë në shpërndarjen, kategorizimin dhe paketimin e ndihmave.

Deri më tani rrjeti i vullnetarëve kanë bërë në total mbi 3 mijë orë pune. Falë vullnetarëve kampet dhe hotelet ku janë strehuar qytetarët nuk kanë qenë vetëm vende strehimi, por janë kthyer në qendra të rekreacionit, aktivitetit dhe argëtimit të fëmijëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button