Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,606 ▼ -0.17% ETH $2,016 ▲ +0.12% XRP $1.3446 ▲ +1.61% SOL $82.3400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Politika

Ministri Hoxha në Romë: Shqipëria synon të përmbyllë negociatat me BE-në brenda kësaj dekade

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Romë me Piero Fassino, zëvendëspresident i Komitetit të Mbrojtjes në Dhomën e Deputetëve të Italisë dhe president i Komitetit të Ballkanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, reformat e ndërmarra dhe hapat që mbeten për mbylljen e kapitujve të negociatave. Hoxha theksoi angazhimin e vendit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade.

Bashkëbiseduesit vlerësuan zgjerimin e BE-së si një nga politikat më të suksesshme të unionit dhe nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ata ranë dakord se momenti aktual paraqet një mundësi të rëndësishme për vendet e rajonit që të avancojnë drejt integrimit evropian përmes reformave, dialogut dhe bashkëpunimit.

Postimi i Ferit Hoxhës

Romë – Kënaqësi që u takova me të nderuarin Piero Fassino, Zëvendëspresidentin e Komitetit të Mbrojtjes të Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, si dhe President i Komitetit të Ballkanit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një mik i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, dhe një mbështetës aktiv dhe i palodhur i integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor.

Progresi i Shqipërisë në procesin e pranimit në BE, angazhimi ynë i palëkundur për zbatimin e reformave ambicioze, përfundimi me sukses i standardeve që çuan në miratimin e IBAR, dhe puna që na pret drejt mbylljes së kapitujve negociues ishin në qendër të diskutimit tonë miqësor dhe produktiv.

Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi ritmin dhe afatet kohore të procesit të zgjerimit, duke riafirmuar rëndësinë e ruajtjes së momentumit aktual dhe për të përparuar me vendosmëri drejt objektivit tonë strategjik për përfundimin e negociatave brenda kësaj dekade. Ky nuk është vetëm një prioritet kombëtar, por edhe përmbushja e aspiratës europiane që breza të tërë shqiptarësh e kanë mbartur dhe punuar për shumë vite.

Ne ramë dakord që zgjerimi mbetet një nga politikat strategjike më të suksesshme të Bashkimit Evropian, e aftë të nxisë transformimin, stabilitetin dhe prosperitetin.

Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe avancimit të integrimit evropian të të gjithë rajonit. Në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më kompleks, një rajon i sigurt, i qëndrueshëm dhe i begatë është një imperativ strategjik për sigurinë, unitetin dhe besueshmërinë e Evropës në tërësi.

Ne ramë dakord që momentumi i ripërtërirë i zgjerimit të BE-së përfaqëson një mundësi historike që duhet të shfrytëzohet nga të gjitha vendet e rajonit përmes reformave, dialogut dhe bashkëpunimit të zgjeruar rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.