🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 13 May 2026
S&P 500 7,455 ▲0.73%
DOW 49,734 ▼0.05%
NASDAQ 26,445 ▲1.37%
NAFTA 101.12 ▼1.04%
ARI 4,696 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,585 ▼ -1.51% ETH $2,257 ▼ -1.24% XRP $1.4210 ▼ -1.44% SOL $90.9000 ▼ -4.08%
S&P 500 7,455 ▲0.73 % DOW 49,734 ▼0.05 % NASDAQ 26,445 ▲1.37 % NAFTA 101.12 ▼1.04 % ARI 4,696 ▲0.19 % S&P 500 7,455 ▲0.73 % DOW 49,734 ▼0.05 % NASDAQ 26,445 ▲1.37 % NAFTA 101.12 ▼1.04 % ARI 4,696 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Politika

Ministri Hoxha pret delegacionin suedez: Vlerësim për mbështetjen që Suedia ka dhënë në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Suedisë, të kryesuar nga Morgan Johansson.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, ministri Hoxha theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe shumë frytshëm.

“Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe për kontributin e çmuar që Suedia ka dhënë gjatë viteve në zhvillimin demokratik, institucional dhe socio-ekonomik të vendit tonë”, shkruan Hoxha.

Gjatë bisedimeve, palët shkëmbyen mendime mbi progresin e Shqipërisë në negociatat e integrimit europian, duke vënë theksin te ruajtja e momentit të reformave dhe avancimi në prioritetet kyçe, sidomos në sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë.

Ministri Hoxha nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit për adresimin e sfidave rajonale e globale, si dhe angazhimin e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Suedinë, thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe zgjerimin e partneritetit në fusha të interesit strategjik të përbashkët.

“Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin me Suedinë dhe shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe me vizion për të ardhmen”, përfundon ministri Hoxha.

I was pleased to meet today in Tirana with the delegation of the Foreign Affairs Committee of the Swedish Parliament, led by Morgan Johansson, for a constructive and engaging discussion. 🇦🇱🇸🇪I expressed my sincere appreciation for #Sweden’s continued support for Albania’s… pic.twitter.com/Wv77OkR5CZ

Postimi i plotë: U takova sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Suedisë, të kryesuar nga Morgan Johansson. Takimi ishte konstruktiv dhe shumë i frytshëm. Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe për kontributin e rëndësishëm që Suedia ka dhënë gjatë viteve në zhvillimin demokratik, institucional dhe socio-ekonomik të vendit tonë. Diskutuam progresin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, duke theksuar nevojën për të ruajtur momentin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë. Nënvizova angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Suedinë, bashkëpunimin parlamentar dhe zgjerimin e partneritetit në të gjitha fushat me interes të përbashkët strategjik.

Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin me Suedinë dhe shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të një Europe më të fortë, më të bashkuar dhe me vizion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.