Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.79 ▼1.15%
ARI 4,087 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,516 ▲ +3.14% ETH $1,626 ▲ +3.18% XRP $1.0594 ▲ +1.75% SOL $78.1200 ▲ +5.33%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.79 ▼1.15 % ARI 4,087 ▲0.1 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.79 ▼1.15 % ARI 4,087 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Kosova

Ministri Hoxha takohet me komandantin e KFOR-it: Siguria e Kosovës është e pandashme nga ajo e Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë në rrjete sociale momente nga takimi në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Özkan Ulutaş, duke vlerësuar rolin e misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Hoxha theksoi se KFOR-i ka luajtur rol vendimtar në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës, ndërsa nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në mbështetje të misionit me kontributin e saj ushtarak.

Kryediplomati shqiptar deklaroi se siguria e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare dhe rajonale të Shqipërisë, duke shtuar se Tirana do të vijojë të mbështesë aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj të sigurisë në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.

Postimi i plotë i Hoxhës në X

“Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha me Gjeneral Major Özkan Ulutaş, Komandant i KFOR-it. Shqipëria vlerëson lart rolin jetik që KFOR-i vazhdon të luajë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Ne përgëzojmë të gjitha vendet kontribuese me trupa për angazhimin e tyre të palëkundur, profesionalizmin dhe përkushtimin, të cilat mbeten thelbësore për suksesin e misionit të #NATO-s dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

KFOR-i ka luajtur një rol vendimtar në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht përballë akteve shqetësuese dhe kërcënuese në veri të Kosovës, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e stabilitetit dhe në krijimin e kushteve të nevojshme për dialogun, forcimin e institucioneve dhe paqen afatgjatë. #Shqipëria është krenare që kontribuon në KFOR me një kontingjent të konsiderueshëm dhe mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetje të përpjekjeve të Aleancës në rajon.

Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe afrimin gradual të saj me standardet dhe praktikat e Aleancës. Një Kosovë e sigurt, e qëndrueshme dhe demokratike kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Siguria e Kosovës është e pandashme nga interesat kombëtare dhe rajonale të sigurisë së Shqipërisë. Stabiliteti në Kosovë do të thotë stabilitet në rajon, ndërsa forcimi i institucioneve të Kosovës, rritja e qëndrueshmërisë së saj dhe avancimi i integrimit ndërkombëtar përbëjnë një investim në paqen dhe sigurinë afatgjatë për të gjithë.

Ndërsa prania e KFOR-it mbetet e domosdoshme, siguria dhe stabiliteti afatgjatë i Kosovës do të varen gjithnjë e më shumë nga forca, profesionalizmi i institucioneve të saj. Mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës, në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, mbetet thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë” tha Hoxha

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.