Ekonomia

Ministri i Financave, Cani inspekton punimet në terminalin doganor të Morinës

Ministri i Financave Shkëlqim Cani inspektoi të premten punimet për ndërtimin e terminalit të ri doganor në Morinë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Ministri Cani theksoi në fjalën e tij se të dy qeveritë , ajo shqiptare dhe qeveria e Kosovës kanë përparësi përmirësimin e sistemit fiskal në mënyrë që të lehtësojmë sa më shumë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve.

“Objektivi ynë është përmirësimi i sistemit fiskal përmes të cilit synohet krijimi i lehtësirave për tregtinë e lirë e lëvizjen në të dyja anët e doganës”, tha kreu i Financave Publike, Cani.

Sipas tij, me realizimin e terminalit të ri doganor synohet të krijohet edhe përmirësim i shërbimeve në këtë pikë doganore. Kosto për realizimin e punimeve për terminalin e ri doganor llogaritet rreth 600 mijë dollarë, ndërsa theksoi angazhimin për përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button