Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë penguar Izraelin të sulmojë infrastrukturën energjetike iraniane për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe energjetike.
“Ne duam shumë të godasim objektivat energjetike të Iranit- SHBA-të nuk po e miratojnë këtë në këtë kohë. Uashingtoni është i shqetësuar se sulme të tilla mund të nxisin hakmarrjen iraniane kundër shteteve fqinje dhe të shkaktojnë një krizë globale nafte,” shtoi ai.
Duke folur në një konferencë, Katz konfirmoi gjithashtu se avionët luftarakë amerikanë operojnë nga Izraeli në rrugën drejt sulmeve ndaj Iranit.
“Iranianët po qëllojnë çdo vend në rajon përveç njërit, Shtetit të Izraelit. Ata e dinë që avionët luftarakë amerikanë ngrihen nga këtu dhe avionët e furnizimit me karburant ngrihen nga këtu për të kryer sulme”, tha ai.
Katz përsëriti paralajmërimin e Izraelit për një përgjigje të fuqishme ndaj çdo sulmi të drejtpërdrejtë.
“Nëse Izraeli sulmohet, ne do të kundërsulmojmë me forcë të plotë. Ne e kemi goditur Iranin dy herë dhe jemi të përgatitur të godasim edhe një herë të tretë”, tha ai.
Komentet e tij erdhën disa orë përpara se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë të martën për herë të parë që nga lufta me Iranin.
Katz pranoi boshllëqet midis dy vendeve se si të vazhdohet me strategjinë ndaj Iranit.
“SHBA-të kanë interesa në Iran që shkojnë përtej atyre të Izraelit. Për momentin, nuk jemi vetëm -kemi Shtetet e Bashkuara. Le të shohim se çfarë do të bëjnë: nëse do të kthehen në fushatë apo do të zgjedhin të veprojnë në mënyra të tjera”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.