Ekonomia

Ministri Panariti: Ringjallja e duhanit shqiptar

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar nga Cërriku se futja e projekteve të reja përsa i përket kultivimit të duhanit synon heqjen e monopolit në treg. Deklarata e ministrit vjen pas protestave të shumta të fermerëve të Dumresë dhe vendimit të tyre për të mos e mbjellë më këtë kulturë, tradicionale për zonën.
“Ka aktorë të rinj që do të interesohen në procesin e mbjelljes, grumbullimit dhe të tregtimit të duhanit. Në këtë mënyrë, edhe fermerët do të trajtohen në mënyrë shumë më korrekte sesa deri tani”, u shpreh Panariti.
Ministri ishte në Cerrik për implementimin e një projekti për mbjelljen e duhanit Virginia Bright, i cili aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Pas shkatërrimit të industrisë së prodhimit të cigareve vendase, për herë të parë minsitri foli për ngritjen e një fabrike përpunimi.
“Nuk do ta mbyllim këtu, madje shumë shpejt do të kemi edhe një fabrikë përpunimi të duhanit. Kjo do të jetë sfida jonë e vërtetë”, tha Panariti.
Zona e Dumresë tradicionalisht është marrë me kultivimin e duhanit. Rreth 1500 fermerë mbjellin çdo vit qindra hektarë duhan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button