ParlamentarePolitika

Ministri Tahiri opozitës: Boll hodhët baltë, na latë 570 dollarë buxhet për emergjencat

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i kërkoi opozitës qe të mos hedhe baltë mbi punën që po bëjnë shtabet rajonale të emergjencave civile, pasi po bëhet një punë e mrekullueshme në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura, teksa kujtoi se kur opozita e sotme ishte në qeveri, la 570 dollare fond për emergjencat, në një vit kur nuk kishte emergjenca civile.

0602-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-565x35010Deklarata e ministrit të Brendshëm u bë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare, ku opozita i kërkoi qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e përmbytura, si dhe pasqyrimin e planit të masave të marra nga ekzekutivi.

Ministri në fjalën e tij parashtroi me data dhe orë punën e bërë nga qeveria. Kështu, sipas ministrit Tahiri, pushteti lokal dhe vendor kane njoftuar banorët e zonave, që sot janë të përmbytura, qe  të marrin masa e të largohen nga ambientet katër ditë para se të ndodhte përmbytja. “Madje, më datën 30 janar, një ditë para përmbytjeve, kemi trokitur derë më derë, në komunën Novoselë dhe Levan, për t’i lajmëruar banorët për të disatën herë për rrezikun që u kanosej. Po ashtu, banorët u lajmëruan edhe përmes mediave lokale, vijoi Tahiri. Banorët për shkak të pasigurisë dhe mosbesimit 20-vjeçar tek shteti, nuk ndoqën udhëzimet dhe shkaktuan problematikën që ju dini të natës së parë, ku ne ndërhymë me kapacitet të plotë për t’i larguar nga rreziku dhe sot nuk kemi asnjë jetë të humbur”, theksoi Tahiri.

Sipas tij, Qeveria ka qenë në gadishmëri të plotë për të strehuar banorët e përfshirë nga përmbytjet. “Gjatë punës sonë kemi ngritur streha për të mirëpritur personat, banesat e të cilëve fatkeqësisht janë përmbytur, por ata kanë shkuar të gjithë nëpër të afërm të tyre. Strehë, vijoi Tahiri, është ngritur edhe për bagëtinë, ku kishte dhe ushqim për to. Po ashtu, falë punës së bërë nga qeveria banorët e zonave të përmbytura janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje, si dhe mjekimin e nevojshëm”, vijoi ministri I Brendshem.

Tahiri theksoi se Emergjenca Civile edhe pse në vështirësi sa I takon resurseve, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe për këtë ai gjeti rastin të falenderojë të gjithë pjesëtarët e shtabeve rajonale të emergjencës. “Kur morëm në dorë qeverinë kishim vetëm 570 dollare buxhet, 1/3 e rrogës së ish-kryeministrit për emergjencat, në një vit kur buxheti për emergjencat ishte i plotë dhe emergjenca atë vit në vend nuk kishte. Sot ne përmes fondit të krijuar i bëmë ballë në mënyrë dinjitoze kësaj fatkeqësie natyrore dhe falenderoj ata deputet të opozitës që ishin në terren, por që folën ndryshe në ekran”, tha ai.

Ministri i Brendshem akuzoi ish-qeverinë, opozitën e sotme, për papërgjegjshmëri, teska i ftoi të reflektonin. “Boll gënjyet, tani reflektoni dhe pranoni të vërtetën. Thoni që nuk keni investuar në kanalizime, kullime, pompat e shkarkimit të ujit…etj, tha Tahiri. Ministri e mbylli fjalën e tij, duke deklaruar se “tashmë më e keqja ka kaluar dhe tani po punohet për të normalizuar situatën”.

Related Articles

Nje koment

  1. O Tahir, çfar ka vjedh PD-ja, po na e thoni perdite…………por asnje hajdut nuk keni kapur……….apo jeni duke menduar per “barazimin”……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button