Ekonomia

Ministria Bujqesise: Virusi bakterial italian nuk prek bujqësinë shqiptare

Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Adsministrimit të Ujrave, bën të ditur se, “bujqësia shqiptare nuk preket nga infeksioni bakterial i përhapur gjerësisht ditët e fundit në jug të Italisë, ku janë dëmtuar shumë ullinjtë, agrumet dhe vreshtat”.

ullinjNë një njoftim të saj, dikasteri i Bujqësisë konfirmon se, këtë fakt e garantojnë edhe analizat e kryera në qendrat laboratorike ndërkombëtare dhe “Ministria e Bujqësisë thekson se përjashtohet mundësia e përhapjes së këtij virusi në Shqipëri”.

Vitet e fundit në territorin shqiptarë vihet re një zgjerim i hapësirave të mbjella me ullinj apo agrume të ndryshme. Ndersa për t’i mbrojtur këto të mbjella, qeveria shqiptare ka ndaluar importimin e fidanëve të ullirit nga Italia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button