Ekonomia

Ministria e Bujqësisë pret të rifillojë eksportin me Rusinë

Ministria e Bujqësisë pas diskutimeve zyrtare që zhvilloi në Moskë, midis zëvendësministrit rus të bujqësisë Alexei Saurin dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri, Vojo Brega, pret të rifillojë eksportet e produkteve bujqësore nga Shqipëria në Rusi.

Ministria-e-BujqesiseNdërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka ftuar një delegacion nga Rusia në Shqipëri për të bërë kontrollin në vend, të masave që janë marrë kundër falsifikimit.
Rusia ndaloi eksportet e produkteve shqiptare pak javë më parë, pas dyshimeve për falsifikim të vendit të origjinës.

Bisedimet ndërmjet dy delegacioneve janë përqendruar në zgjidhjen e shqetësimit lidhur me eksportin e produkteve shqiptare, që janë ndërprerë për shkak të shqetësimeve lidhur me falsifikimin e çertifikatave të origjinës. Pala shqiptare ka deklaruar se ata kanë marrë masa për të siguruar origjinën e produkteve, si dhe do të krijojnë një ekip të dedikuar me synim zgjidhjen e çdo konflikti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button