Ministria e Bujqësisë shton investimet në zonat malore
Ministria e Bujqësisë po shton investimet në zonat malore rurale të vendit. Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore, MADA, ka tashmë disa projekte të gatshme për zhvillimin e zonave të disavantazhuara dhe rritjen e shanseve për punësim, por që kërkojnë fonde, jo vetëm nga donatorët e huaj, por edhe qeveria.
Nga projektet e zbatuara deri më tani kanë përfituar mbi 65 mijë banorë në qarqe të varfra të vendit. Ish- drejtori i MADA-s, Shkëlzen Marku, shprehet se kjo agjenci është vlerë e shtuar në synimet që do të arrijë Ministria e Bujqësisë për zhvillimin e këtyre zonave. Projektet e mbështetura me grante nga MADA janë kryesisht në fushën e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale. Një vend të rëndësishëm kanë filluar të zënë edhe turizmi e artizanati. Agjencia MADA është krijuar në qershor të vitit 2001.
Për vitin 2015, dikasteri i Bujqësisë parashikon të mbështesë me prioritet prodhimin shqiptar BIO, ku padyshim ky prodhim është prioritar dhe në zonat malore të vendit.