🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,070 ▼ -0.07% ETH $1,884 ▲ +0.01% XRP $1.0029 ▼ -0.03% SOL $75.6400 ▲ +0.21%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Ministria e Politikës Sociale: Për shkak të sistemit të ri softuerit, ka vonesa në pagesat e ndihmave sociale

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njoftoi se për shkak të zbatimit të një sistemi të ri softuerik për përpunimin dhe pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe ajo e fëmijëve, ka pasur vonesa disa ditore në realizimin e pagesave.

Nga ministria bëjnë të ditur se të drejtat e përfituesve janë të garantuara dhe se pagesat do të kryhen menjëherë pas përfundimit të harmonizimeve teknike, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për vënien e plotë në funksion të sistemit të ri.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon opinionin publik se vijon zbatimi i zgjidhjes së re softuerike, me të cilën bëhet modernizimi dhe avancimi i proceseve për përpunimin dhe pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në qendrat për punë sociale. Bëhet fjalë për reformë të rëndësishme, qëllimi i së cilës është rritja e efikasitetit, e sigurisë dhe e cilësisë së shërbimeve që marrin qytetarët. Gjatë procesit të harmonizimit teknik dhe të migrimit të të dhënave janë shfaqur disa sfida të paparashikuara, të cilat kanë shkaktuar zgjatje të përpunimit të të dhënave dhe, si rrjedhojë, vonesë disa ditore në pagesën e të drejtave monetare nga mbrojtja sociale dhe ajo e fëmijëve. Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë përfituesit se të drejtat e tyre janë plotësisht të garantuara dhe se pagesat do të realizohen menjëherë pas përfundimit të harmonizimeve të nevojshme teknike. Shërbimet kompetente po punojnë intensivisht për tejkalimin e gjendjes dhe vënien e plotë në funksion të sistemit të ri. I lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim në këtë periudhë kalimtare, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një proces që në afat të gjatë do të mundësojë shërbime më të shpejta, më efikase dhe më cilësore për të gjithë përfituesit. Ministria mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe do ta informojë në kohë opinionin publik për të gjitha aktivitetet e mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.