☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 90.78 ▲4.55%
ARI 4,081 ▼1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,570 ▼ -0.7% ETH $1,925 ▼ -0.1% XRP $1.1318 ▼ -0.62% SOL $77.6400 ▲ +0.06%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.78 ▲4.55 % ARI 4,081 ▼1.71 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.78 ▲4.55 % ARI 4,081 ▼1.71 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Politika

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat.

Ismaili tha se opozita nuk mund të paraqitet si mbrojtëse e protestuesve, duke kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër qytetarë gjatë protestës para Kryeministrisë.

Ajo solli në vëmendje edhe tragjedinë e Gërdecit, ndërsa e kujtoi qeverisjen e dikurshme demokrate për mungesë investimesh në arsim dhe për degradimin e sistemit universitar.

Ministrja deklaroi se gjatë qeverisjes së demokratëve nuk u investua në ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, ndërsa diplomat universitare jepeshin nga universitete pa standarde.

“Po që të flisni ju për protestë, mua më duket e tepërt. Flisni për protestë, ju që vratë 4 protestues në mes të ditës, në mes të bulevardit. Flisni për drejtësi, ju që ende në fakt do duhej të ishte bërë drejtësi për Gërdecin. Flisni ju për arsimin, që 1 lek nuk e hodhët në rikonstruksion të shkollave, jo më të flasim për ndërtimin e shkollave të reja.

E flisni për arsimin, ju që diplomat jepeshin rrugëve, nga universitete Vitrina and Co. Flisni ju për korrupsionin, që doganat dhe tatimet në kohën tuaj lulëzonin nga korrupsioni, e bizneset NIPT-et nuk i kishin. Ndërkohë që sot, falë gjithë procedurave që janë bërë për digjitalizimin e shërbimeve, ka ikur edhe perceptimi për korrupsion në dogana dhe tatime. Flisni për shëndetësinë, ju që një investim serioz në spitale nuk e bëtë, e nuk flisnim dot fare këtu për qendra shëndetësore. Flisni ju për turizmin, që kishte 2 milionë turistë në total me gjithë emigrantët, dhe një kokërr leku nuk e hodhët a një nismë politike nuk e bëtë për të mbështetur zhvillimin e gjithë linjës së biznesit në turizëm. Flisni ju për biznesin. Flisni ju për biznesin.

Ju biznesin nuk e mbështetët kurrë me asnjë program e nismë, ndërkohë që sot flasim për një nga programet më serioze që mbështet biznesin, pikërisht kjo qeveri, në të gjithë Shqipërinë. Flisni ju për energjinë, që në vitin 2013 ishte një nga sektorët më problematikë, për mos të folur këtu për gjobat nga 1.5 milionë që ishin vënë pa dijeni fare të të gjithë abonentëve.

Flisni ju për muzetë, për muzetë, që i kishit lënë në mëshirë të fatit. Shiko, sfidat e kësaj qeverie, me të vërtetë, janë të jashtëzakonshme akoma, por ajo që ne më së shumti na bën krenarë dhe të lumtur është që sfidat kanë ikur nga bazike e ofrimit të shërbimit dhe kemi arritur totalisht në sfidën e ofrimit të shërbimeve me standarde europiane”, u shpreh Ismaili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.