☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministrja Kodheli takon homologen e saj gjermane, Ursula von der Leyen

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli,  në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Gjermani, u prit në një takim nga homologia e saj, Ursula von der Leyen. Lajmi u bë i ditur të mërkurën në një njoftim për mediat  nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja Kodheli e falënderoi ministren, Leyen për ndihmën që Gjermania ka dhënë ndër vite për edukimin dhe trajnimin e personelit ushtarak shqiptar dhe në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar, shprehu falënderimet për qeverinë gjermane, për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e integrimit në NATO dhe sidomos në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Duke folur lidhur me përpjekjet integruese të Shqipërisë drejt BE, ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë Ursula von der Leyen tha se,  “reformat janë të vështira, por puna që ka bërë qeveria juaj, është e dukshme dhe ne ju përgëzojmë”.

Militärische_Ehren_Bild_2Ministrja Kodheli vlerësoi ato që ajo i quajti “përpjekje të jashtëzakonshme” të qeverisë gjermane për të ofruar mbështetje të sigurt për mijëra refugjatë që vijnë nga Lindja e Mesme. “Shqipëria nuk është prekur ende nga kjo krizë, por qëndron e gatshme për të kontribuuar në përputhje me kapacitetet tona, si pjesë e një zgjidhje evropiane të koordinuar” u shpreh Kodheli

Dy bashkëbisedueset mirëpritën vendimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s për të nisur një operacion në Detin Egje, për të ndihmuar në çështjen e refugjatëve dhe ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të këtij operacioni, asetet e Forcës sonë Detare.

Sa i përket sfidave më të fundit të sigurisë, ministrja Kodheli tha se “ “Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s është e gatshme për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për koalicionin kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, duke e konsideruar një rrezik serioz jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën”

Duke vlerësuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s, bashkëbisedueset mirëpritën ftesën për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë, si dhe shprehën mbështetjen për integrimin Euro-Atlantik të Maqedonisë. Misionin e KFOR-it në Kosovë, Kodheli e cilësoi si një “Histori suksesi” të NATO-s dhe falënderoi ministren Leyen, për kontributin dhe praninë e vazhdueshëm të Forcave të Armatosura gjermane në këtë mision, si dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të qenë i pranishëm në Kosovë, për aq kohë sa të kërkohet.

Ministrja Kodheli gjithashtu u takua me këshilltarin ushtarak në qeverinë federale gjermane, gjeneral brigade Andreas Delp, kryetarin e Komisionit parlamentar te Mbrojtjes në Parlamentin gjerman, z. Wolfgang Hellmich dhe komisionerin ushtarak të Parlamentit Hans-Peter Bartels.

Në këto takime ministrja Kodheli shprehu falënderime për mbështetjen që Gjermania ka dhënë dhe jep për integrimin e vendit tonë në BE, si dhe siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbushjen e reformave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.