Miqësorja/ Anis Mehmeti: Poloninë s’e kemi harruar, Ukraina është një skuadër shumë e fortë, grumbullimi në kombëtare krenari
Kuqezinjtë mbyllin ndeshjet e marsit me një miqësore në Valencia ku do të sfidojnë Urainën, e cila vjen pas humbjes së thellë përballë Suedisë.
Për Anis Mehmetin kjo ndeshje do të merret seriozisht nga lojtarët, të cilët do të aktivizohen edhe pse humbja me Poloninë nuk është aspak e lehët për t’u lënë pas krahëve.
“Normalisht që kemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol”, tha mesfushori në një prononcim për FSHF.tv.
“Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin në ç’do moment. Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time”, tha mesfushori i Ipswich Town.
“Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, u shpreh Mehmeti nga Valencia për FSHF.tv.
The post Miqësorja/ Anis Mehmeti: Poloninë s’e kemi harruar, Ukraina është një skuadër shumë e fortë, grumbullimi në kombëtare krenari appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.