☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,558 ▼ -1.83% ETH $2,214 ▼ -1.3% XRP $1.3308 ▼ -1.26% SOL $82.2000 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Mira Shehu, deputetja më e re e Kuvendit

– KQZ i jep mandatin e deputetes Luiza Xhuvani –

 MIRAKomisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, të qarkut Vlorë, Mira Shehut, e cila zëvendësoi në këtë detyrë Luiza Xhuvanin, e dorëhequr rreth një muaj më parë.
Ndonëse në listën shumëemërore të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, më përpara figurojnë kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, por për shkak të kriterit ligjor për respektimin e kuotave gjinore, mandati i kaloi kandidates femër.
Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar më 1996  në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në vitin 2003 ajo përfundon shkollën pasuniversitare UPT; në vitin 2007 merr Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”, ndërsa në 2009-n merr titullin akademik ‘Profesore e Associuar’.
Mira Shehu që prej vitit 1999 punon në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, ku aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë Mekanike & Navale; në vitet 2007-2009 ka qënë Dekane e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe 2009-2010 Dekane e Shkollës Pasuniversitare.
Sa i takon karrierës politike në periudhën 2007-2009 ka qënë Koordinatore e PS-së për arsimin në Qarkun e Vlorës; në 2009-n kandidatë për deputete, aktualisht është anëtare e Asamblesë Kombëtare.
Nga viti 2004 e në vazhdim është anëtare e bordit të NSTM (Network of Sciences and Materials Technology)midis universiteteve shqipfolëse, Tirana, Prishtina, Elbasan, Vlora, Tetova dhe Universiteteve gjermane of Bergakademie Freiberg dhe Mitweida.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.