🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.52 ▲0.73%
ARI 4,213 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,688 ▲ +0.8% ETH $2,535 ▲ +1.13% XRP $1.4099 ▲ +0.47% SOL $111.3000 ▲ +0.85%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.52 ▲0.73 % ARI 4,213 ▼0.08 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.52 ▲0.73 % ARI 4,213 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Miratimi i IBAR, sukses i madh për Shqipërinë”/ Martin Leka: Jemi në rrugën e duhur të integrimit

Analisti Martin Leka thotë se miratimi i IBAR, për negociatat e Shqipërisë në BE, është një sukses i madh për vendin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit.

Leka shtoi se opozita duhet të reflektojë dhe të përshëndesë arritjet e vendit në procesin e integrimit.

“Ka shumë detyra, por bëhet hapi i parë i fillimit të mbylljes së negociatave. Përveç suksesit që duhet ta kenë të gjithë, qeveria në radhë të parë, duhet të jetë sukses i shqiptarëve. Qeveria duhet të informojë për detyrat që ka ajo dhe për detyrat që kanë shqiptarët. Është detyrë e çdo njeriu të bëjë detyrat e veta. Kjo tregon që jemi në rrugën e duhur. Fakti që po zhvillohet konferenca ndërqeveriate me BE, për opozitën është tregues, që duhet ta vërë opozitën, në pozita pune për të qenë sa më realiste, për të ngritur imazhin e saj. Kuotat e opozitës tek elektorati shqiptar janë skandaloze. Opozita është në rrugën e duhur, nëse përshëndet këtë që ndodh me BE dhe të reflektojë. Mos të krijojë përshtypjen se nuk e do Shqipërinë në BE. Jo se nuk e do Shqipërinë në BE, por nuk do suksesin e qeverisë”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.