Ekonomia
Miratohen anëtarët e Bordit të AMF-së
Kuvendi miratoi të mërkurën në seancë plenare 3 kandidaturat për anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Me shumicë votash Kuvendi miratoi Enkeleda Shehin, Arjan Salatin dhe Mimoza Kacin si anëtar të Bordit Ekzekutiv të Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare.
Znj Enkeleda Shehi do të mbajë edhe postin e Kryetares së Bordit të AMF-së, ndërsa Mimoza Kaci atë të nëndrejtores ekzekutive të Bordit të AMF-së.