☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.00 ▲0.12%
ARI 4,616 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,818 ▼ -1.66% ETH $2,058 ▼ -0.87% XRP $1.3203 ▼ -2.45% SOL $80.9900 ▼ -4.31%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Miratohet draftplani i ri i veprimit antikorrupsion 2020-2023

Ministria e Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, mblodhi sot Komitetin Koordinator Kundër Korrupsionit në një mbledhje virtuale gjithëpërfshirëse.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka bëri të ditur se në diskutim u përfshinë 70 përfaqësuesve kyçë të partneritetit qeveritar, shoqëror e kombëtar antikorrupsion.

“Objekt i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje ishte miratimi i draftplanit të ri të veprimit antikorrupsion 2020-2023. Hartimi i këtij dokumenti ka kaluar përmes 23 tryezave ndërinstitucionale, takimeve me fokus grupe, takimeve me ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë”, tha ajo.

Për hartimin e këtij draftplani, vijoi Caka, ministria e Drejtësisë vlerëson kontributin e shoqërisë civile si dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Vend të veçantë në gjithë këtë punë voluminoze zë mbështetja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë me partneritetin e pakushtëzuar dhe tejet rritës për stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe gjithë institucioneve shqiptare të përkushtuara në rrugën europiane të vendit”, tha Caka.

Sipas saj, u diskutua edhe mbi sfidat që presin zgjidhje në periudhën aktuale.

“Përfshirja e të gjithë aktorëve në hartimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjikë kundër korrupsionit do i bëjë edhe më efikase përpjekjet e gjithsecilit në luftën kundër Korrupsionit dhe ndërtimit të një shoqërie më transparente, demokratike dhe me më integritet”, bën të ditur zv/ministrja Caka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.