Mirupafshim apo lamtumirë? Nicole përshëndetet me Kasamin
Nicole Scherzinger dhe Pajtim Kasami janë detyruar të përshëndeten me njëri-tjetrin, pasi këngëtarja ka mbyllur pushimet dhe është detyruar të kthehet në Nju Jork për të vazhduar me angazhimet e saj.
Futbollisti me origjinë shqiptare ka shkuar deri në aeroport për të shoqëruar këngëtaren, e cila ka kaluar pushime të shfrenuara, duke e tepruar me alkoolin dhe duke treguar më shumë se ç’duhet.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo ishte një “mirupafshim” që do të thotë se lidhja aq shumë përfolur e këtyre ditëve do të vazhdojë, apo një “lamtumirë” që nënkupton se aventura mbaroi.
Sidoqoftë, Nicole ka vijuar aktivitetet e saj në Nju Jork, ku është shfaqur me një fustan krem, duke lënë të kuptohet arsyeja pse Kasami u dashurua me të.