🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.98 ▲0.11%
ARI 4,791 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,293 ▲ +0.98% ETH $2,212 ▼ -0.19% XRP $1.3532 ▼ -0.01% SOL $84.3200 ▲ +1.07%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,791 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,791 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Misteri i armës së Strazimirit, policia: Dorëzoi tjetër

Policia ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë të një shtetasi, i cili ka dëshmuar se arma që mbante deputeti Gent Strazimiri në brez është një pistoletë e dhuruar prej tij.

Fillimisht të dhënat janë publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shtetasi me emrin Pëllumb Nili shprehet se arma që mbante Strazimiri në protesten e Liqenit është një pistoletë “Hekler und Kosh” e dhuruar prej tij.

Kjo gjë ka shtuar dyshimet e policisë, e cila e ka marrë në pyetje këtë shtetas që ka deklaruar se u kishte dhuruar dhjetë pistoleta disa shtetasve, mes tyre edhe një armë Gent Strazimirit.

Policia pretendon në materialet e referuara në Prokurori se arma që kishte Strazimiri nuk është arma që ai dorëzoi në polici e për të cilën ai kishte shkelur afatet e dorëzimit, por një armë tjetër.

Këto të dhëna i referohen Prokurorisë nga policia që këmbëngul jo vetëm hetimin e deputetit për armëmbajtje pa leje, por edhe për pranim dhurate.

Aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme për protestën e Liqenit janë kallëzuar nëntë deputetë, që të gjithë për kundërshtim të policisë dhe shkatërrim pronë e tubim të paligjshëm.

Përpos këtyre veprave, deputeti demokrat Strazimiri është i kallëzuar edhe për armëmbajtje pa leje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.