☁️
Tiranë 14°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,186 ▼ -2.66% ETH $2,206 ▼ -2.46% XRP $1.3332 ▼ -1.46% SOL $82.2100 ▼ -3.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Misteri, unaza vikinge e shekullit IX me mbishkrimin “Allah”

unaza

Një unazë e gjetur në një varr të shekullit të 9 tregon lidhjet e hershme mes vikingëve dhe botës islame. Unaza që daton më tepër se 1000 vjet më parë është gjetur brenda varrit të një gruaje vikinge në Suedi dhe në gurin e saj është shkruar: ‘për Allahun’ ose ‘Allahut’. Ndërsa dihet se vikingët e shtrinë pushtetin e tyre në tokat më të largëta, artefakti i zbuluar konfirmon teorinë se qytetërimi i lashtë detar ka bërë biznes me tregtarët islamikë.

unaza1

Sipas ‘Science News’, unaza është zbuluar gjatë gërmimeve në një vendbanim viking, në Birka, Suedi, në vitin 1800.

Deri vonë mendohej se guri i unazës ishte një ametist ngjyrë violet, por tashmë ekspertët kanë zbuluar se është xham i ngjyrosur, një material ekzotik i kohës.

Shkencëtarët në Universitetin e Stokholmit përdorën një mikroskop skanimi për të përcaktuar materialin dhe për të zbuluar në mënyrë të qartë një shkrim të lashtë arab që quhet shkrim ‘Kufic’, ku lexohet ‘për Allahun’ apo ‘Allahut’.

unaza2

Dihet që skandinavët tregtonin objekte xhami nga Egjipti dhe Mesopotamia rreth 3400 vjet më parë. Gjithashtu, në tekstet e lashta përmendet tregtia mes vikingëve dhe qytetërimit islamik, që shtrihej nga Mesdheu në Azinë Perëndimore, por evidencat arkeologjike deri më tani kanë qenë të rralla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.