Álvarez s’harron Barçën, i bashkohet menaxherit që transferoi Rodrin në “Camp Nou”
Arsenali nuk ka më shpresë për të firmosur me Julián Álvarez pas lëvizjes më të fundit që ka bërë lojtari.
Sulmuesi i Atlético Madrid mbetet një nga objektivat kryesorë të Mikel Arteta-s, por zgjedhja e tij e agjentit të ri tregon shumë për për të ardhmen e palëve.
Argjentinasi është shumë afër firmës me Pablo Barqueron, agjentin që menaxhoi transferimin e Rodrit te Barça verën e kaluar.
Ky lajm ka ngjallur shqetësim brenda Arsenal-it. Klubi londinez ka punuar për muaj të tërë mbi mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit argjentinas, por ata janë përballur përsëri me një pengesë të njohur: preferencën e lojtarit për të veshur ngjyrat e Barcelonës. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.