☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,794 ▼ -0.73% ETH $2,424 ▼ -1.48% XRP $1.3101 ▼ -2.24% SOL $104.5900 ▼ -1.33%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
17 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mjeku nga Ferizaj i rikthen dëgjimin pacientit 23-vjeçar pas një timpanoplastike të suksesshme

Mjeku nga Ferizaj, Dr. Festim Bislimi, ka njoftuar për një rast të suksesshëm kirurgjik, ku pas një operacioni të timpanoplastikës i është përmirësuar dukshëm dëgjimi një pacienti 23-vjeçar.

Sipas tij, pacienti kishte perforim të cipës së veshit, i shoqëruar me ulje të dëgjimit. Operacioni është realizuar në mars dhe bëhet fjalë për një ndërhyrje mikroskopike, ku riparohet cipa e veshit dhe, kur është e nevojshme, përmirësohet edhe mekanizmi i dëgjimit, përfshirë kockat e dëgjimit.

Dr. Bislimi ka publikuar edhe rezultatet e audiogrameve – një para ndërhyrjes dhe një tjetër rreth tre muaj pas operimit – duke theksuar se ato tregojnë përmirësim të dukshëm të dëgjimit në veshin e operuar.

Ai ka sqaruar se qëllimi i timpanoplastikës nuk është vetëm “mbyllja e vrimës” në cipën e veshit, por edhe ndalja e infeksioneve të përsëritura, mbrojtja e veshit të mesëm, përmirësimi i dëgjimit dhe rritja e cilësisë së jetës.

Në fund, mjeku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë shenjat si rrjedhja nga veshi, ulja e dëgjimit, zhurma në vesh, infeksionet e shpeshta apo perforimi i cipës së veshit, duke sugjeruar konsultim në kohë me mjekun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.