☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,382 ▲0.21%
DOW 45,363 ▲0.43%
NASDAQ 20,945 ▼0.02%
NAFTA 102.44 ▲2.81%
ARI 4,558 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,585 ▲ +1.63% ETH $2,065 ▲ +4.01% XRP $1.3471 ▲ +1.61% SOL $84.3600 ▲ +3.08%
S&P 500 6,382 ▲0.21 % DOW 45,363 ▲0.43 % NASDAQ 20,945 ▼0.02 % NAFTA 102.44 ▲2.81 % ARI 4,558 ▲0.75 % S&P 500 6,382 ▲0.21 % DOW 45,363 ▲0.43 % NASDAQ 20,945 ▼0.02 % NAFTA 102.44 ▲2.81 % ARI 4,558 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mjeku psikiatër: Sali Berisha, profesori im dhe Gert Shehu pacienti! Vërtetimi është origjinal dhe me vulë (REAGIMI)

Sadik Lala, mjeku psikiatër që ka dhënë epikrizën për Gert Shehun, ka bërë një reagim të plotë dhe sqarues për dokumentin që ka dalë në media. Pas aludimeve se është i falsifikuar qëllimisht për të nxjerrë 31 vjeçarin që qëlloi Berishën si me probleme mendore, mjeku Lala thotë të kundërtën.

Ai i uron shërim të shpejtë Sali Berishës, pasi thotë se e ka pasur profesor, e po ahstu dhe Gert Shehut, sepse e ka pasur pacient. Duke marrë shkas nga deklarimet në media, mjeku psikiatër Sadik Lala sqaron se:

  1. Dokumenti mjekësor (është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici). Ky vërtetim është një dokument autentik i lëshuar nga unë, i cili  ka numër regjistri, datë, firmë, vulë    time personale dhe vulën e klinikës.
  2. Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë: “Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.
  3. Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.
Vertetimi i leshuar nga mjeku Lala, per Gert Shehun

Reagimi i plotë i mjekut Sadik Lala, për vërtetimin/dokumentin

Të dashur miq realë dhe virtualë! Kënaqësi të kontaktoj me ju  pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arsye. Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu.

Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme  nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin. Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:

  1. Dokumenti mjekësor (është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici). Ky vërtetim është një dokument autentik i lëshuar nga unë, i cili ka numër regjistri, datë, firmë, vulë    time personale dhe vulën e klinikës.
  2. Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë: “ Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.
  3. Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.