☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▲0.3%
ARI 4,475 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,109 ▼ -1.1% ETH $2,146 ▼ -0.47% XRP $1.4104 ▼ -1.78% SOL $90.1000 ▼ -1.58%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▲0.3 % ARI 4,475 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

MKRS 910 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.

Ky projekt është një investim kapital i MKRS-së dhe vlera e tij është 920 mijë euro, ndërsa realizimi i projektit do të bëhet në periudhën 2016-2017. Në këtë projekt, MKRS-ja investon 910 mijë euro, ndërsa Komuna e Obiliqit merr përsipër të investojë 10 mijë euro.

Faza e parë e këtij projekti që lidhet me studimin e fiziblitetit, projektin ideor dhe projektin detal ka përfunduar, ndërkaq ministri Kujtim Shala dhe kryetari Xhafer Gashi u shprehën se me këtë memorandum, fillon faza e rëndësishme e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.

Ministri Shala u shpreh se ky investim kapital në Obiliq është në dobi të kulturës, të qytetarëve të këtij vendi dhe sidomos të atyre që do ta shfrytëzojnë këtë objekt për aktivitete kulturore.

Ndërsa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministrin Shala për këtë investim kapital dhe u shpreh se me këtë projekt, Obiliqi realizon një nga synimet e mëparshme për një shtëpi moderne të kulturës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.