roze

Modelja flet për herë të parë për romancën me Bieber

Ata kanë surprizuar fansat teksa kanë publikuar fotografi flirtuese në mediat sociale gjatë pushimeve të Vitit të Ri.

Por, ndërkohë që marrëdhënie ka marrë fund për Hailey Baldwin dhe Justin Bieber, modelja 19-vjeçare ka zbuluar se sa e vështirë është të lidhesh me një person të famshëm si këngëtari kanadez.

Në një intervistë të dhënë për “Marie Claire”, Hailey është shprehur: “Unë nuk dua të jem në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënieve të mia. Shumë mesazhe, shumë telefonata…. Është shumë e vështirë të lidhesh me dikë në këtë industri”.

“Duhet të durosh dhe të jesh e fortë. Duhet të fokusohesh tek ai person dhe tek asgjë tjetër”, shton modeja bukuroshe.

Dyshja u shfaq e pandashme gjatë disa pushimeve të kaluara në Karaibe, ku kanë pritur ardhjen e vitit 2016 së bashku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button