Kuriozitete
Modelja me këmbët më të gjata në botë
Një modele 20-vjeçare nga Kina është bërë yll interneti në vendin e saj për shkak të këmbëve ekstremisht të gjata. Këmbët e Dong Lei janë 1 metër e 14 centimetër të gjata ose ekuivalente me gjatësinë e një vajze 7-vjeçare në Kinë.
Modelja nga Anhui, provincë e Kinës lindore e cila ka një gjatësi prej 1 metër e 80 centimetër, u bë e njohur pas pjesëmarrjes në një program popullor televiziv të quajtur ‘Supermodel‘ duke mahnitur jurinë me fizikun e jashtëzakonshëm.